Pal Sokoli "MBRETËRIA E HESHTJES"poezi

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

 

https://www.botasot.info/kultura/1192295/pal-sokoli-dhe-drita-e-dardanise-ne-trojet-e-gjermanise/?fbclid=IwAR1-k0r_iboD4QhWOq43cYo77kCZbTqJ6EQAnCKSMQ88wagttGo1VF2gqUM

Pal Sokoli:"Gjaku i Dashurisë","Das Blut der Liebe","Sängele iubirii"

https://www.facebook.com/groups/lshaksh/announcements/

 

57529 gesamt

56heute

3online

 

Përgaditi për Bota Sot; BAKI IMERI

 

Poezia është ëndërr dhe ëndrra është poezi. Pas Diellit vjen Hëna dhe pas Zotit vjen Nëna. Lexuesit tanë e adhurojnë Pal Sokolin që thot: „Nënat na mbjellin/ Ca lule me duar të praruara/ Jetën na e zbukurojnë// Me duart e vet/ Na japin atë/ Çka na merr jeta.” Nuk ka poet që në thellësi të zemrës nuk ëndërron për një jetë më të mirë, më të bukur dhe më të lumtur të njerëzve dhe njerëzimit. Nuk ka poet që nuk e konsideron poezinë si një mbretëreshë. Poeti është mbret ndërsa “Mbretëria e Heshtjes” është libri më i ri i njërit nga poetët më të talentuar dhe më të frymëzuar të diasporës shqiptare. Ndërmjet mendimeve tona ka fjalë të shkruara dhe të pashkruara që kanë nevojë për fjalë tjera të inkorporuara mes faqeve të librit.

Flatrat e krijimit në qiellin e shpirtit, shndërrohen në flatrim ngjyrash të bukura që e zbukurojnë botën tonë në rrugën e bekuar të fluturimit në drejtim të lumturisë. Shqiptari i Kosovës që jeton dhe krijon në trojet e Gjermanisë, e kultivon dhe dashuron hijeshinë e vargut, si dhe faktin se Zoti e ka bërë poet. Me krijimet e tij në gjuhën shqipe dhe gjermane, të rikënduara edhe në gjuhën rumune, Pal Sokoli i përqafon lexuesit e vet me dashuri dhe përzemërsi. Ai është një burim i pashtershëm i dritës së fjalëve të etshme për kulturë, përkushtim, bukuri dhe lumturi. (Bukuresht, Nëntor 2019)

POEZI E MESAZHIT DHE DASHURISË QË DUHET TË KULTIVOHET

Poezia e Pal Sokolit është poezi e dhimbjeve të mëdha. Kjo dhimbje që derdhet këtu është shkaktuar nga lufta e fundit e Kosovës, e cila e përgjaku Kosovën, duke pasur si qëllim përfundimtar vrasjet, djegiet dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga tokat e tyre. Kjo ishte një tragjedi e paparë ndonjëherë për nga urrejtja, fanatizmi, egërsia e barbaria që treguan forcat serbe. S’ është çudi, pra, që kjo poezi del nga thellësitë e shpirtit të poetit me tone të theksuara dhimbjesh, si kujtim i tmerrit i ngarkuar me riga të ngrohta lotësh, të cilët nuk shfaqen haptazi, në mënyrë transparente, po rrjedhin vazhdimisht në brendinë e poetit si një elegji e përjetshme pikëllimi për atë që ndodhi në Kosovë. Autori kishte arsye për të shkruar një poezi të këtillë, kur dihet se lufta ia mori pa të drejtë gjashtë anëtarë të familjes, duke ia djegur e pjekur, duke ia shkretuar plëng e shtëpi vetëm pse ishin shqiptarë.

Përkundër këtyre të bëmave, pra kësaj barbarie, poeti Pal Sokoli nuk shpreh urrejtje ndaj askujt, madje as ndaj vrasësve më të egër, por përshkruan pasojat që shkaktuan ata. Gjeste të këtilla bëjnë vetëm poetët e mëdhenj të kësaj bote, të cilët dashurinë ndaj njerëzimit e kanë shumëfish më të madhe e më të fuqishme se sa urrejtjen. I këtillë është Pal Sokoli, dhe për nga natyra e këtillë është edhe poezia e tij, të cilën duhet shikuar jo si jashtësi, por si brendësi. Vlerat artistike shihen në thellësinë dhe brendësinë e saj. Pal Sokoli i ka ikë folklorit politik në poezi, i cili do ta bënte pa vlerë artistike atë. Andaj, poezia e tij vjen si vjen si mendim i ngjyrosur me ndjenja tragjike, për gjithçka që ka ndodhur rreth tij në të kaluarën dhe në të tashmen. Poeti i ka shprehur kujtimet e veta dhe në këtë mënyrë bëhet më i sinqertë, më i afërt dhe më i dashur. Pikërisht kjo arritje e poetit konsiderohet si vlerë, të cilën duhet ta shkrijë në vete poezia e vërtetë.

Mbase nuk teprohet nëse përforcohet mendimi dhe bindja se poezia e autorit Pal Sokoli rrjedh pikëllim, trishtim, por edhe optimizëm, e dashuri ndaj njerëzve dhe atdheut, i cili s’ është ky i copëtuar në kufij politikë, por atdheu i natyrshëm i shqiptarëve, atdheu të cilin e kanë projektuar me penë dhe gjak brezat e shqiptarëve gjatë historisë. Poeti është krenar kur flet për këto përpjekje të luftëtarëve të devotshëm të lirisë. Ai, si rilindësit, kthehet në të kaluarën, duke i shprehur vlerat kombëtare me qëllim që të ndikojë te bashkatdhetarët e vet, t’iu ndihmojë atyre me shembujt e trimave të dikurshëm, që t’i çojnë idealet e veta më tej. Poeti përshkruan rrugën e vështirë nëpër të cilën eci populli ynë gjatë historisë për ta fituar lirinë dhe pavarësinë.

Lirika e Sokolit është një zjarrishtë e mendimeve dhe ndjenjave të poetit, një zjarrishtë që qëndron gjithmonë ndezur thellë në qenien e tij. Është një plagë e hapur që pikon vazhdimisht përbrenda. Ajo që e bën këtë poezi më të afërt me lexuesin, më intime, është nostalgjia e poetit ndaj prindërve që i kujton nga mërgimi. Në këto raste ai do të shprehë dashurinë e madhe si mërgimtar ndaj Kosovës në përgjithësi dhe vendlindjes në veçanti. Ndër poezitë më të suksesshme të kësaj natyre ku shprehet dashuria ndaj prindërve është padyshim poezia “Nënat”, ku poeti në mërgim digjet nga malli i madh që e ka marrë për Kosovën: Nënat na mbjellin/ Ca lule me duar të praruara/ Jetën na zbukurojnë// Me duart e vet/ Na japin atë/ Çka na merr jeta. Dashuria dhe nostalgjia e poetit për Kosovën është shumë e madhe. Ajo nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër. Ndoshta mërgimi, kjo plagë e keqe për shqiptarët, i ka bërë shumë të ndjeshëm ndaj atdheut të tyre, Kosovës: U bëra pelegrin/ Dhe gurë u bëra/ Duke thirrur Kosovë/ Me gjurmë lotësh në sy.

Poezia e Pal Sokolit, është interesante jo vetëm për nga temat që trajton, por edhe për nga forma dhe përmbajtja. Kjo bëhet më e pranueshme falë figuracionit poetik që përdorë poeti, i cili ia shton vlerën artistike. Ky figuracion i ka dhënë mundësi poetit t’i shprehë të gjithë fshehtësitë që i mbanë në shpirt ndaj objekteve që përshkruan. Figuracioni i tij del paksa i zemëruar, ndoshta për shkak të rrethanave jetësore të imponuara nga jashtë. Në këtë poezi autori ka përdorur figura tradicionale, por nuk mungojnë as ato moderne shumështresore, që u japin vjershave një dimension të ri. Shprehjet metaforike që ia shtojnë vlerën kësaj poezie janë: fushat e Kosovës rrisin lule lotësh, rrudhat ma kanë kapluar ballin, eshtrat tua dorëza lahutash, varrin ta ruajnë legjendat, ëndrrat e djegura, lëndina e pikëllimit, dielli trason rrugën, era përkëdhel lotin, cicërima në erë rigon dritë të etur, zog që fluturon kah shpirtrat, gurët e varreve këndojnë himnin, kambanat pëlcasin nga zjarri i fitoreve, etj.

Këto figura të bukura ia kanë lehtësuar punën poetit për ta shprehur plotësisht atë që ndjenë, pra të veçantën e objekteve që përshkruan. Metaforat e këtilla përbëjnë bukurinë e gjuhës e cila pjellë vargje të skalitura në pikëpamje artistike. Këto figura bindin se Pal Sokoli ka sens për ta gjetur figuracionin e veçantë që poezinë e bën të bukur. Pali dallohet me një ndjeshmëri të theksuar ndaj ngjarjeve të mëdha e të vogla, të sotme apo të shkuara. Nga poezia e tij rrjedh një mesazh i madh, dashuria që duhet të kultivohet ndaj atdheut, ndaj figurave të rëndësishme historike, ndaj luftës së drejtë që bëri populli ynë për ta fituar lirinë e vet, dashuria ndaj prindërve dhe vendlindjes, në këtë poezi ka humanizëm njerëzor që e bën atë më të afërt, më të domosdoshëm për t’u kënaqur me vlerat e saj artistike. (Din Mehmeti si parathënje në Librin "Unazë Gjaku")

BI0BIBLIOGRAFI

Pal Sokoli u lind më 1959 në Radoniq të Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan, ndërsa gjimnazin (drejtimi i shkencave natyrore) në Gjakovë. Më 1985 diplomon në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Filozofik) në degën Filozofi-Sociologji. Shkruan poezi që nga mosha e adoleshencës, duke botuar në periodikun letrar që nga vitet e ’80-ta. Shkrimet e tij defilojnë në revistën studentore "Bota e re", "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala", "Rrezja", si dhe në revistën letrare "Shtigje" të Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë. Ka shkruar disa recensione librash dhe ka qenë anëtar aktiv në grupin dramatik "Emin Duraku" të Gjakovës me disa role kryesore në disa paraqitje teatrale e qe është shpërblyer si aktor, me konkurrencë brenda Kosovës dhe jashtë saj. Bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik për Folklor dhe Etnologji, Prishtinë, në vitit e tetëdhjeta. Disa dorëshkrime poetike i qenë sekuestruar nga policia serbe në vitet 1991/92/93. Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal të Gjermanisë. Poezitë e përkthyera deri tani në gjuhët gjermane, italiane, rumune, turke dhe kroate. Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal të Gjermanisë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (aktualisht Kryetar i saj). Redaktor dhe recenzent i disa librave si dhe anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i revistës letrare "Muza shqiptare", organ i LSHAKSH në Gjermani.

Vepra të botuara: “Kambanë e pëlcitur Dhembja” poezi, 2005; “Asht e gjak Arbërie” bashkautor me Martin Çunin (12 autorë) 2007; “Unazë Gjaku” poezi, 2008; "Sängele Iubirii"-"Gjaku i Dashurisë"-"Das Blut der Liebe" poezi, në gjuhën gjermane dhe rumune, Bukuresht 2010. I përfshirë në Antologjitë dhe veprat: “Kosova Letrare” Viti Im Nr. 1. Bukuresht; “Olimpi Shqiptar”, Prishtinë 2009; “Pagjumësia e fjalëve” Antologji poetike, Baki Ymeri, 2009; “Asht e Gjak Arbërie” Pal Sokolli e Martin Çuni, 2008; “Shqiptari”. Numër Special kushtuar Ioana Stuparu dhe Pal Sokolit; “Shekulli i Martirizimit” e Gjokë Sokolit 2008; “Përkushtime” e Halil Haxhosaj, 2009. I prezantuar në Revistat e jashtme: “Impact”, Bukuresht, Rumani; “Kumbora” Revistë e Shoqatës kulturore Arbëreshe Ururi, Itali; “Literarische Blatt”, Wuppertal, Gjermani. Bashkëpunëtor i disa gazetave në gjuhën shqipe si: ”Bota Sot”, “Zëri”, “Koha”,”Kosova Sot”, “Lajm”, Shkodra”,”Prishtina Press” etj.

 

Pal Sokoli

(Fragment i shkëputur poetik)

SHTEGTARI

Oh!sa shumë çetova

Kreshtave me gjunjët

përgjakur të shohë agimin

prapa malit

qe kundërmon

erë rruge

edhe rrugës erë mali i vije

ti plagët mi puthe, zëmrës

oh thellë e ndjej afshin

e dashurisë

edhe dhembjes

nen dritën e hënës

yjet numëronim!

qe atëherë nuk e ndaloj hapin

drejt teje

edhe kur buzët

me shkrumbohen

shuaj flaken

rrugë- Edipit gjer të Un,

me pak uji Drini

Cemi,a Bune

se u kalla rrugës

qe herë me duket

kthim prej teje

e herë nisje gjer të Ti.

MUZGU

Peizazhet tua të agimeve

me ngjyrë time do ngjyrosë

se rrugëve ju vjen erë mali,

mornicat kruajnë lëkuren Kosovës

deri ne përgjakje

Prishtinës gumëzhijnë rrugët

qendrës se studentëve

vjen erë gjellërash

të djegura, në vezullim deti

unë do të mbuloj

me lëkurë nate

rrugët e tua

as ograjë as mal

nyje do ti lidhë

një diell u pikturoi

ne mes te natës

ta vrani vetë

edhe shtegtarin

se këngët e mija

kumbojnë mes kryeqytetit tënd

deri sa të pëlcas timpani i veshit

Ti do të thërrasësh vetveten

me zë të çirrur

ooo...moreee.. e se gjen..

Gjethe te verdha

do të shkunden shkrepave

e rrasave te Kelmendit

Akull do te reshë

rrugën e kthimit

kurrë nuk do ta mësosh, hapin,

ne vallen e çmendur

në rrugën dydrejtimëshe.

ELYRA

Eja të valët e Drinit

të të mësoi notin

Plagët me qumësht guri

e sytë ti lajë

me valë Drini

të shohësh rrugën

edhe malin ta shohësh,

Shkëmbinjtë ti pagëzojmë

me portrete e emra

Rrugës se kthimit

nuk do ketë vjeshtë

eja, mësoje vallen, këngën

qe kurrë mos të humbësh hapin

Kosovës i vjen erë buke

edhe erë(o)xhaku

edhe erë shkrumbi i vije.

SHTEGTARI

Mos ma preni rrugën

se kam ngjeshur zëmrën krahut

Kopshtin e ujitur

e pranverë këngën,

Dasma do bëjmë

Dasmoret janë të thirrur

Rrugët e trasuara

Nusen, do ta marrim

me një palë dasmorë ..ore!

me një palë!

mos na i degëzoni rrugët

si fëmijë cicë Drini

kam pirë

urat mos shemben

dhe bashkë me valët

kam rrahur shtratin

gjak kam vjellë

duke bashkuar

te gjitha burimet

deri të deti Jon

DETI JON(Ë)

Valët më kanë rrahur trupin

as Joni nuk jam

Ishujve te mi (sh)Kretë,

u vije erë thike,

Dasmave të juaja

erë gjaku

se me dhëmbin plagët

Rrugët dyshë

ndarë mi kanë

edhe plagët.

Bat-in e keni te ngrehur

BAT-I

Unë jam aureolë

dasmave tona

dasmorëve u zdritë rrugën

me lule u zbukuroi

edhe nuset

unë kam kopshtin tim

oh!shtegtarëve u jap lule

erë çetinash

Fanar drite

ta gjejnë rrugën deri te Un

Zemra me pëlcet

kur muzgu mi përbin

e gremina?

PASHPRESA- (NENAD POLICI)

Rrugët tuaja

i kam te lidhura nyje

Drinin do ta shterri

Shtratin, rrasë varri ju bëjë

Dasmat pa nuse

do ti bëni

Dasmat në vaje

do të ju kthej

Varrezat e vjetra

rrafsh me tokë i bëj,

ti harroni epitafet

ne caranin,treqind copash,

orët mos të u yshtin vatrës

Karpateve ju kam kthyer majat

mbi çatitë tuaja

të rrënoj oxhaqet

aty flamurin

e kryelartësisë sime

do ta ngrit.

ELYRA

Krahun ju stolisë

Lulet e mija

me këngë krahu,e gjaku

ta lulëzoni Kosovën

Krismë, e pagëzoj rreshtin

tim kryeneç

Kushtrim,

me uji të bekuar

ju stërpik hapin

mos tu gjej e liga.

MALI

Jam shtëpia juaj e fundit

Mësoni rrugicat

Loja majave të thepisura

Pas zërit të kushtrimit

Është e gjatë

Këmbëzbathur nuk çetohet

Pa lënë lëkurën thepave

Grykat e greminat

Shpesh na e dredhin zërin

Ehot na e humbin rrugën

E kurrë nuk i kaloni

Majat e mija

Pa e parë agimin.

ARESI

Ju pres prapa malit

Puthni unazën e skuqur

Betohuni në emër të zjarrit

Të Premten e Madhe

Do t´ju bekoj pushkët

Të Shtunën e Madhe bukën

Të dielën, besoni ringjalljes

Rruga e kaluarit

Nuk është e gjatë

E dhimbshme po.

***

HERONJTË DHE HIJET

Kornizave të lirë

kemi vendin për të mbetur

me shenjzezën në cep

jo me portret të palarë.

Heronjtë lindin dy herë

hijet sa të jen gjallë rrojnë.

Shqiptari shpesh herë

zjarrit të luftës i shpëton

në tehun e lirisë prehet

për vdekje.

Ku ka dritë

ka edhe hije.

...flutur, i dashuruar jam

në zëmër te polenit.

 


(Në gjuhën rumune)

DURERILE NOPŢII

(Dhimbjet e natës)

 

Trebuie închise cărările

Tuturor surprizelor

Cineva se va infiltra

În Troia diseară

Ce mulţi cai înjugaţi

Toata viaţă pe şira spinării

Omenii vor rămâne

Şi în subconştient se vor ascunde

Pentru a păstra sămânţa

Reânvierii lor

 

Ce dureroasă

Mi se pare Troia

Când nu se sperie

De prăbuşirea ei

 

(Wupertal, 1998

3.137.181.52

  Kliko Faqen tjeter

 

57529

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben