Pal Sokoli; Bibliographie

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

 

 

11

heart

 

 

Pal Sokoli, poet shqiptar -

 

Pal Sokoli - lindur në qershor të vitit 1959 në Radoniq - Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq dhe Cermjan ndërsa gjimnazin drejtimi i shkencave natyrore në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik në degën Filozofi-Sociologji. Shkruan poezi që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrarë qe nga vitet e tetëdhjeta në revistën studentore; "Bota e re", pastaj në "Zëri i rinisë",  "Etja",  "Fjala",  "Rrezja", si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare; "Shtigje"  të vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë"Gjon Nikollë Kazazi"të Gjakovës. Shkruan recensione librash është redaktor dhe recensent i disa librave poetike. Ka qenë anëtarë aktiv në grupin dramatik "Emin Duraku" të Gjakovës. Poezi ju morën në dorëshkrim disa herë gjatë burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 kur së fundmi u burgos me grupin e ashtuquajtur; "Grupi i priftit". Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Gjermani.

Libri i parë; Pal Sokoli, "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi, të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wuppertal-Gjermani.

Libri i dytë: Pal Sokoli & Martin Çuni, Antologji e 12 shkrimtarëve në mërgim,"Asht e gjak arberie "bashkautor , e promovuar me 09.05.07 në Hanover- ne Gjermani.

Libri i tretë; Pal Sokoli, Përmbledhja me poezi; "Unazë Gjaku", në shator të vitit 2008.

Redaktor Din Mehmeti, botoi klubi letrare "Gjon Nikollë Kazazi" Gjakovë, promovuar me 26.10.2008, në Essen-Gjermani.

Libri i katërt: Përmbledhjen me poezi; Pal Sokoli, "Sängele Iubirii", "Gjaku i dashurisë", "Das Blut der Liebe" në të dy gjuhët(gjermane dhe rumune), e botuar në Bukuresht gjithashtu botim i "Bashkësisë kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë" 2010.

Libri i pestë: Pal Sokoli, " Monografi- Zef Sokoli- Shërbestari i Shqipërisë" 2021

Libri i gjashtë: Pal Sokoli "Geschundene Seele" 2022

Libri i shatatë: Përgaditi për botim Librin me poezi kushtuar Azem Shkrelit," Karavani i përjetësisë" Prishtinë 2022

Nën kujdesin e Shoqatës shqiptare të Bukureshtit "ALBANEZUL" botohet një Antologji poetike "Pagjumësia e fjalëve" në të cilën përfshihet me një cikël poezish.

Në Antologjinë; "Shija e shikimit" të autorit te mirënjohur Baki Ymeri boton disa poezi në gjuhën gjermane dhe rumune.

Në Antologjinë e autorit Eduard Dilo;"Kështjella e ëndrrave" Bukuresht 2012 prezantohet gjithashtu më disa krijime poetike.

Në vitin 2011,në edicionin special të Revistës "Shqiptari" doli Përmbledhja poetike e poeteshës rumune Iona Stupru dhe Pal Sokoli ne Bukuresht(nen kujdesin e z.Baki Ymeri dhe Dr.Xhelku Maksuti.

Në Librin e publicistit Flori Bruqi; "Olimpi Shqiptarë "prezantohët veprimtaria e tij krijuese me një vënd të veçant.

Është anëtar i LSHAKSH-në Gjermani dhe i Shoqatës se Shkrimtarëve ;" Else-Lasker-Schüler" të qytetit Wuppertal- Gjermani dhe Redaktor dhe Recensent i disa përmbledhjeve të ndryshme poetike të autorëve kryesisht nga mërgata.

Shkruan recensione Librash kryesisht poetike dhe publicistikë me orientim sociologjik.

Është anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i Revistës letrare;"Muza shqiptare",organ i LSHAKSH-ne Gjermani. Jeton në Gjermani.

 

http://tribunashqiptare.net/?p=9508

https://www.facebook.com/pal.sokoli

http://www.dw.de/dw/article/0,,16008604_page_0,00.html

 

 Kliko Lshaksh.ne Gjermani     UNUS  

 

 

 

 

 Pal Sokoli - ist im Juni 1959 in Gjakovë/Kosova geboren worden.
1979 absolvierte er das Gymnasium in Gjakova. Später studierte er Philosophie und Soziologie an der Universität Prishtina in Kosova, wo er auch sein Diplom machte. 

Sokoli schreibt Lyrik, Prosa und  Rezensionen. 

-Sein erster Gedichtband: "Kambanë e pëlcitur dhembja" erschien 2006, Verlag "Doruntina".

-2007 gaben er und der Dichter Martin Çuni die albanisch sprachige Lyrikanthologie "Asht e gjak Arberie" heraus, die im "Doruntina" Verlag erschien.

-In September 2008, erschien Gedichtband "Unazë Gjaku" albanischen Verlag von Dichter Verein, „Gjon Nikoll Kazazi" in Gjakovë.

- Literarische Band; „Shtigje“, 1983/84/85/86 Verlag von Dichter Verein „Gjon Nikoll Kazazi“ Gjakovë

- Literarische Band“Olipmi Shqiptar“ Prishtinë 2009

- Anthologie der Dichtkunst, (Antologji poetike)"Pagjumësia e Fjalëve" Bucuresti 2010 Albanezul.

- "Das Blut der Liebe"(Gjaku i Dashurisë)“, Gedichte in zwei Sprache,( Deutsch und Rumänisch), erschien 2010 in Bukurest. "Literarische Kosova"; Bukarest 2010. "Albanezul"

- "Der Albaner"(Shqiptari) von Nikolla Nacos Fondation; Gedichtband,   Pal Sokoli zusammen mit Iona Stupru, Bukurest 2011. (Auf Rumänisch und Albanisch).

 - Antologji poetike“Kështjella e Ëndrrave“, Bukuresht 2012

 - Antologji“Shija e shikimit“ Bukuresht 2012

 - Antologji e Dhembjes Poetike, 101 Përkushtime Ali Podrimjes(auf Albanisch) 2012 Prishtinë

 - Anthologie: „Bahnhof der Träume“ 50 Autoren, 2013 Gesamtherstellung: Edition Wendepunkt

 - Anologjia poetike „Malli Poetik“ Fushë Kosovë 2014.

 - Redaktor von vielen virtuellen Zeitschriften, Literarischen Blocks und „Muza Shqiptare“ Literarische Organ von „Albanische Bund der Schriftsteller, Künstler und Kulturschaffende in Deutschland“

Gedichte von Pal Sokoli sind in auf Italienisch, Türkisch, Kroatisch und Deutsche Sprache übersetzt.

Pal Sokoli ist Mitglied Zentrums für verfolgte Künste" Else-Lasker-Schüler" Gesellschaft in Wuppertal und  erste Vorsitzender bei der Albanische Bund der Schriftsteller, Künstler und Kulturschaffende in Deutschland

Pal Sokoli lebt und arbeitet in Wuppertal-Deutschland.

 

 

  Klilko faqën tjetër -    

 

Kambanë e pëlcitur dhembja

 

 

 

 

 

 

 

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben